Ronaldo shkon në stërvitje me veturë luksoze të afro 200 mijë eurove

  • S.A /
  • 01 April 2022 - 09:11
Ronaldo shkon në stërvitje me veturë luksoze të afro 200 mijë eurove

Cristiano Ronaldo e kompletoi misionin duke e dërguar Portugalinë në Kampionat Botëror.

E tash, ylli portugez u rikthye në Manchester United, me të cilin do të ketë angazhim këtë fundjavë, kur do të përballet me Leicester Cityn.Por, ajo që ra në sy ishte fakti se 37 vjeçari u paraqit në qendrën stërvitore të “Djajve të Kuq” “Carrington” me një veturë të tipit Bentley, me vlerë prej afro 200 mijë eurove, më saktësisht 194,676.20 euro.

Njëjtë siç shkëlqeu me veturën luksoze, CR7 do të mundohet të shkëlqejë edhe në fushën e blertë të shtunën, në tentim që ta përsërisë ndeshjen e paharrueshme që e bëri ndaj Tottenhamit, ku realizoi “hat-trick” në fitoren 3:2.Edhe futbollistët tjerë të Man Utd u panë duke shkuar në stërvitje me vetura super-luksoze.

(Kosova Sot Online )