Rikthehet Championsi, sonte na presin dy ndeshje interesante

  • S.A /
  • 05 April 2022 - 09:38
Rikthehet Championsi, sonte na presin dy ndeshje interesante

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me dy ndeshje çerekfinale. Dueli kryesor i natës do të jetë ai në mes të Manchester Cityt dhe Atletico Madridit. Kjo do të jetë hera e parë që do të përballen këto dy ekipe. E sa u përket trajnerëve, Pep Guardiola dhe Diego Simeone janë ballafaquar tri herë në mes vete, derisa trajneri argjentinas e kishte drejtuar ekipin e tij drejt fitores në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut të Guardiolas në sezonin 2015/15.

Për këtë arsye, trajnerin spanjoll e pret një test i vështirë. Por, “Citizens” synojnë të kualifikohen përsëri në finale dhe ta fitojnë trofeun e parë të Championsit. Nga ana tjetër, “Los Colchoneros”, do të mundohen ta eliminojnë edhe ekipin tjetër nga qyteti i Manchesterit, pasi e rrëzuan Unitedin. Të dy ekipet do t’i kenë disa mungesa, por jo të theksuara.E dueli tjetër i natës do të jetë ai në mes të Benficës me Liverpoolin.“Reds” shkojnë në Portugali për ta siguruar një rezultat solid para lojës së kthimit, që do ta luajnë në shtëpi.Kurse, Benfica e kërkon mrekullinë në përballjen e dyfishtë. Të dyja ndeshjes e sontme do të fillojnë në orën 21:00.

(Kosova Sot Online )