“Benzema është si vera e kuqe, po bëhet gjithnjë e më i mirë”

  • S.A /
  • 07 April 2022 - 12:52
“Benzema është si vera e kuqe, po bëhet gjithnjë e më i mirë”

Karim Benzema është duke e kaluar periudhën më të mirë të karrierës, përkundër faktit se i ka kaluar të 30-tat. Sulmuesi francez shkëlqeu mbrëmë me tregolësh në fitoren e Real Madridit ndaj Chelseat me rezultat 3:1. Paraprakisht, kishte realizuar “hat-trick” edhe në ndeshjen paraprake ndaj Paris Saint-Germainit në të tetën e finales. Ai ndër të tjera është përfshirë në 50 gola të këtij sezoni deri tash, duke i llogaritur golat dhe asistimet.

Dhe, krejt këto nuk po e befasojnë trajnerin Carlo Ancelotti. Italiani thotë se 34 vjeçari po ndihet i rëndësishëm në ambientin madrilen dhe kjo është arsyeja se përse ka shpërthyer ish-futbollisti i Lyonit. “Benzema ishte fantastik mbrëmë. Ai po përmirësohet çdo ditë, sikur vera. Është një lojtar që e përmirëson çdo ditë lidershipin e tij, ndihet gjithnjë e më shumë i rëndësishëm për këtë klub, për këtë skuadër dhe për këtë ambient. Mendoj se kjo është ajo që e bën diferencën tek ai. Ka shumë më tepër personalitet, ai e di mirë që është një lojtar i rëndësishëm dhe e ka një sjellje shembullore për të gjithë”, deklaroi Ancelotti. 

(Kosova Sot Online )