SC Gjilani uron fundjavë të këndshme me golin e sekondave të fundit nga portieri Enea Koliçi

  • S.A /
  • 08 April 2022 - 10:09
SC Gjilani uron fundjavë të këndshme me golin e sekondave të fundit nga portieri Enea Koliçi

Të dielën e kaluar, portieri i Gjilanit, Enea Koliçi shënoi golin e parë në karrierë.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, nga një goditje këndi, me kokë shënoi Koliçi për ta barazuar në 1:1 ndeshjen ndaj Ballkanit, e cila ishte direkte për titull kampioni.

Por, më pas situata eskaloi, me tifozët vendas që hynë në fushë dhe rrahën brutalisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.

Ndeshja u ndërpre, kurse Komisioni i Garave vendosi ta regjistronte ndeshjen 0:3 në favor të Ballkanit, por megjithatë, goli i Koliçit u vlerësua.

“Mirëmëngjesi. Paçi një fundjavë të këndshme”, shkroi klubi i Gjilanit në Facebook, duke ia bashkëngjitur edhe videon e golit.

https://video.fprn13-1.fna.fbcdn.net/v/t42.1790-2/277866570_962068121169682_8195958771519796551_n.mp4?_nc_cat=103&ccb=1-5&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjQ5MywicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=u8gI81lRDk8AX-ztKLZ&rl=493&vabr=274&_nc_ht=video.fprn13-1.fna&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT-uSjztjXd1uCSPB40R9TA97z-BcdZZFc20WkAS_P5hiQ&oe=62500AD8

(Kosova Sot Online )