Lexoni edhe:
KPK dhe KGJK duhet të shkarkohen nga Presidentja!
Cristiano Ronaldo është kundërpërgjigjur pasi djali i tij mori reagime për veshjen me “Nike” dhe “Adidas”.
Cristiano Jr kishte një foto me gjyshen e tij dhe nënën e Ronaldos, Maria Dolores, e cila e ndau foton në internet me 2.6 milionë ndjekësit e saj. Kjo foto e publikuar nga ajo u komentua shumë edhe rreth veshjes se Cristianos së ri. Në foto, 11-vjeçari shihet se kishte veshur rroba nga dy kompanitë e ndryshme, “Nike dhe Adidas”.
KPK dhe KGJK duhet të shkarkohen nga Presidentja!Lexoni edhe:
Sulmuesi portugez ka marrëveshje me “Nike” dhe kështu veshja e djalit të tij shkaktoi një bujë të madhe dhe çoi në diskutime të shumta me zgjedhjet e markës së tij. Por, edhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk e la pa iu kundërpërgjigjur komentuesve. Duke mbrojtur të birin e tij, 37-vjeçari shkroi: “Ai vesh çfarë të dojë, jo atë që ju dëshironi”.
(Kosova Sot Online )