Zbulohen detajet e marrëveshjes mes Lewandowskit dhe Barcelonës

  • S.A /
  • 11 April 2022 - 16:37
Zbulohen detajet e marrëveshjes mes Lewandowskit dhe Barcelonës

Robert Lewandowski raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën.

Sipas “Interia Sport”, sulmuesi i Bayernit ka rënë dakord për të nënshkruar një kontratë tri-vjeçare.

Mediumi polak gjithashtu ka raportuar se tashmë janë gjasat shumë të mëdha që edhe klubi gjerman të lejojë largimin e Lewandowskit.

Sulmuesi polak me kampionin në fuqi gjerman ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

33-vjeçari është një nga golashënuesit më të rrezikshëm në botë. Ai deri më tani në këtë sezon ka shënuar 46 gola në 40 ndeshje.

Lewandowski ka fituar gjithçka që është e mundur me “Bavarezët” dhe tani thuhet se është i etur për të nisur një sfidë të fundit. 

(Kosova Sot Online )