Benzema e shfaq thjeshtësinë e tij, ia kërkon fanellën futbollistit të Cityt

  • S.A /
  • 13 April 2022 - 11:54
Benzema e shfaq thjeshtësinë e tij, ia kërkon fanellën futbollistit të Cityt

Karim Benzema është për momentin lojtari më në formë në futbollin evropian. Sulmuesi francez ishte vendimtar edhe mbrëmë për t’ia siguruar Real Madridit kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ish-futbollisti i Lyonit gjithmonë ka qenë kokulur dhe modest, duke punuar fort për të arritur në këto nivele.

E thjeshtësinë e tij sulmuesi e tregoi edhe mbrëmë pas ndeshjes çerekfinale të Championsit me Chelsean. Në fakt, Benzema ia kërkoi fanellën futbollistit anglez, Reece James pas përfundimit të takimit. Mbrojtësi i djathtë në fakt ia kishte marrë fanellën Benzemas. E më pas, ky e thirri anglezin dhe ia kërkoi edhe përfaqësuesit anglez të njëjtën gjë.

(Kosova Sot Online )