Djali i Ronaldos shënon gol dhe feston si babai

  • S.A /
  • 14 April 2022 - 09:40
Djali i Ronaldos shënon gol dhe feston si babai

I biri i Cristiano Ronaldos është duke i ndjekur hapat e babait të tij. Cristiano Ronaldo Junior është pjesë e akademisë së Manchester United, ndërsa po paraqitet për ekipin U-21 të “Djajve të Kuq”. Dhe, i biri i legjendës portugeze realizoi së fundmi në ndeshje me EF Girones Sabat. Dhe, ajo çka e bëri më të veçantë këtë gol ishte festimi i vogëlushit. Ai në fakt e përdori festimin ikonik të babait të tij, i cili sa herë që shënon kërcen dhe i ngre duart lart dhe më pas i çon poshtë duke thirrur: “Siuuu”. Ky festim është bërë i famshëm në botë dhe shumë sportistë e kanë përdorur atë.

Cristiano Jr ka luajtur tashmë për klube të mëdha evropiane edhe pse është ende shumë i ri. Ai ishte pjesë e akademisë së Real Madridit, ndërsa më pas e akademisë së Juventusit, pra në klubet ku luante babai i tij 37 vjeçar. Ronaldo ka thënë se nuk do ta detyrojë të birin të luajë futboll, por që Cristiano Ronaldo Junior e dashuron futbollin. CR7 shpreson që i biri i tij t’i ndjekë hapat e pesë herë fituesit të Topit të Artë. 

(Kosova Sot Online )