Ten Hag ia bën të qartë Ronaldos: Nuk je në planet e mija

  • S.A /
  • 15 April 2022 - 11:27
Ten Hag ia bën të qartë Ronaldos: Nuk je në planet e mija

Erik ten Hag i ka dhënë dritën jeshile Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga Manchester United këtë verë.

Ten Hag është gati të bëhet trajneri i ardhshëm i United pasi ka rënë dakord për një marrëveshje në parim me drejtuesit e klubit.

Dhe holandezi është pro largimit të Ronaldos, pasi e ka bërë të qartë se legjenda e United nuk do të jetë pjesë e planeve të tij afatgjata në “Old Trafford”.

Lajmi do të mahnitë tifozët e United, të cilët ende e konsiderojnë Ronaldon si një figurë ikonike në klub, pavarësisht vështirësive të tij këtë sezon. 

Mbështetësit ishin të entuziazmuar verën e kaluar kur Ronaldo, 37 vjeç, shpërfilli rivalët e Manchester Cityt për të bërë një rikthim mahnitës te United nga Juventus në një marrëveshje prej 12 milionë funtesh. 

Ai pritej të ndihmonte gjigantët të garonin përsëri për trofe, por magjia e tij e dytë është kthyer në një makth.

(Kosova Sot Online )