Pique akuzohet për korrupsion, i përfitoi 6 milionë euro “në të zezën”

  • E.K /
  • 18 April 2022 - 14:22
Pique akuzohet për korrupsion, i përfitoi 6 milionë euro “në të zezën”

Gerard Pique akuzohet për përfshirje në një skandal korrupsioni së bashku me Presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “El Confidencial”.

Në bazë të dokumenteve të siguruara nga një burim i afërt, Pique dhe Rubiales kishin bërë presion në autoritetet e Arabisë Sauditë që ta paguajnë shumën prej 24 milionë eurove për ta organizuar Superkupën e Spanjës në vendin e tyre.

Në bazë të dokumentit dhe audio-inçizimeve, Rubiales është marrë vesh që t’ia paguajë Piques 6 milionë euro për këtë punë, ndërsa është munduar ta fshihte përfshirjen e mbrojtësit të Barcelonës në kontrata dhe në incizime.

Pique e kishte ndihmuar Rubiales që ta siguronte marrëveshjen që Superkupa e Spanjës të zhvendosej në Arabinë Sauditë, një marrëveshje që ishte arritur në vitin 2019.

Në atë kohë, presidenti i RFEF kishte konfirmuar se mbrojtësi e kishte ndihmuar për t’i nisur negociatat përmes kompanisë Kosmos, ku ai është aksionar.

Pra, Pique mund të dënohet për këtë përfshirje korruktive. 

(Kosova Sot Online)