Kosova U-17 pëson humbje nga Ukraina, e cila iu kthye futbollit sot

  • 20 April 2022 - 14:51
Kosova U-17 pëson humbje nga Ukraina, e cila iu kthye futbollit sot

Ekipi kombëtar i Kosovës për grupmoshat U-17 është mposhtur nga Ukraina në “Elite Round” në kualifikimet e Kampionatit Evropian. “Dardanët e rinj” pësuan humbje me rezultat 0:2, në ndeshjen e parë të tyre në këtë fazë kualifikuese. Për ukrainasit kjo ishte një ndeshje e veçantë pasi u rikthyen të luajnë futboll që nga fillimi i luftës në vendin e tyre. Golat për ukrainasit i shënuan Dmytro Kremchanin dhe Oleksiy Gusiev. Edhe kosovarët e rinj i kishin rastet e tyre, por nuk ia dolën t’i konkretizonin ato.

Krejt ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Itali, ndërsa Kosova do t’i zhvillojë edhe pesë takime.

Verdhekaltrit do të luajnë me Italinë e më pas me Poloninë, në dy duelet e ardhshme.

(Kosova Sot Online )