Lexoni edhe:
Pa disiplinimin e shtetit serb nuk ka marrëveshje me Kosovën
Cristiano Ronaldo i ka falënderuar tifozët e Liverpoolit, të cilët e zgjodhën një mënyrë speciale për ta ngushëlluar pasi e humbi djalin e porsalindur. Tifozët e “Reds” në minutën e shtatë duartrokitën për një minutë dhe e kënduan këngën e famshmë: “Kurrë nuk do të ecësh i vetëm” në ndeshje me Manchester United. Po atë ditë, familja e Ronaldos i falënderoi tifozët për këtë gjest.E sot, ishte vetë 37 vjeçari përmes një postimi në rrjetet sociale që i falënderoi përzemërsisht tifozët e Liverpoolit.
Pa disiplinimin e shtetit serb nuk ka marrëveshje me KosovënLexoni edhe:
Ai e publikoi edhe videon e tifozëve, të cilët e harruan rivalitetin dhe e nderuan, respektuan dhe ngushëlluan pesë herë fituesin e Topit të Artë.
“Një botë. Një sport. Një familje globale. Faleminderit, Anfield. Unë dhe familja ime nuk do ta harrojmë kurrë këtë moment respekti dhe dhembshurie”, ka shkruar futbollisti i Man Utd.
Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez po prisnin binjakë, por fatkeqësisht vetëm vajza mbijetoi.
https://www.instagram.com/cristiano/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3a6c3395-85ce-424c-a4af-6c6000f5af3c
(Kosova Sot Online )