Reali dhe Mbappe nuk po merren vesh në vetëm një pikë

  • S.A /
  • 22 April 2022 - 14:23
Reali dhe Mbappe nuk po merren vesh në vetëm një pikë

Kylian Mbappe nuk e ka marrë ende një vendim të prerë për të ardhmen. Futbollisti francez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e kamotshme për të luajtur në Real Madrid. Por, për momentin palët po i ndan vetëm një pikë – të drejtat e imazhit, njofton Mario Cortegana. Sulmuesi i Paris Saint-Germainit dëshiron t’i ketë të gjitha të drejtat e përdorimit të imazhit të tij për marketing. E në ndërkohë, “Los Blancos” janë kundër kësaj, pasi ata nuk e lejojnë asnjë futbollist të ketë pavarësi të plotë kur është në pyetje marketingu dhe reklamat.

Ndërkohë, Paris Saint-Germaini po mundohet me të gjitha forcat dhe mundësitë që ta bindë lojtarin ta vazhdojë kontratën. Gjiganti francez ia ka ofruar edhe një “blank cheque”, përmes së cilit do të kishte liri të pakusht.

Mirëpo, francezi e ka refuzuar këtë dëshirë pasi dëshira e largimit të tij nuk është çështje e parave, njofton mediumi spanjoll “Marca”. Ish-futbollisti i Monacos po i kalon muajt e fundit të kontratës në “Parkun e Princave” dhe largimi i tij prej aty duket të jetë i pashmangshëm.Ai në fund, pasi të zgjidhet mosmarrëveshja e të drejtave të imazhit, mund t’i bashkohet Real Madridit, të cilin e ëndërron që nga fëmijëria. 

(Kosova Sot Online )