Granit Xhaka bëhet njëri prej futbollistëve me më së shumti gola të shënuara nga distanca ndaj Man Unitedit

  • S.A /
  • 23 April 2022 - 15:58
Granit Xhaka bëhet njëri prej futbollistëve me më së shumti gola të shënuara nga distanca ndaj Man Unitedit

Granit Xhaka shënoi gol të bukur sot në derbin ndaj Manchester Unitedit në Premierligë, të cilin Arsenali e fitoi me rezultatin 3:1. Mesfushori nga Kosova shënoi në minutën e 70-të golin e tretë për “Topçinjtë, që ishte edhe goli që vulosi fitoren. Ky ishte goli i tretë në karrierë për Xhakën ndaj Manchester Unitedit i shënuar nga distanca apo jashtë zonës prej 16 metrave.

29-vjeçari tani është prej futbollistëve të vetëm që i ka shënuar më së shumti gola “Djajëve të Kuq” jashtë 16 metërshit. Më herët nga tre gola Manchester Unitedit ia kishin shënuar edhe Steven Gerrard, Les Ferdinand dhe Kevin Phillips. 

(Kosova Sot Online )