Njihuni me maestron e futsallit, shënon gol spektakolar

  • S.A /
  • 26 April 2022 - 11:33
Njihuni me maestron e futsallit, shënon gol spektakolar

Futsalli është një sport mjaft atraktiv pasi mundëson që në çdo moment të ketë veprime maestrale dhe raste për të shënuar gol. E njëjtë ka ndodhur edhe në këtë ndeshje të futsallit, ku numri 10 bën magji, duke e kaluar mjaft bukur fillimisht kundërshtarin, kurse më pas e shënon një gol spektakolar, duke e paraboluar portierin.

Ylli i skuadrës i mahniti edhe tifozët, të cilët e shfaqën habinë e tyre me këto veprime dhe njëkohësisht gëzimin e madh për golin e jashtëzakonshëm.

(Kosova Sot Online )