Ronaldo shkon tek kamera pas shënimit të golit dhe e jep një mesazh domethënës

  • S.A /
  • 03 May 2022 - 10:06
Ronaldo shkon tek kamera pas shënimit të golit dhe e jep një mesazh domethënës

Cristiano Ronaldo ka dhënë shenja se dëshiron të qëndrojë në Manchester United. Ylli portugez e realizoi mbrëmë golin e 24-t të këtij sezoni, të 18-in në Premierligë, nga penalltia duke e ndihmuar ekipin e tij në fitoren ndaj Brentfordit. Më pas, gjatë festës, 37 vjeçari iu afrua kamerës dhe me këtë rast u pa duke thënë: “Nuk jam i mbaruar ende”. Ronaldo e ka edhe një vit kontratë nga dy sa i kishte nënshkruar me klubin nga “Old Trafford”.

Por, shumëkush shpreh dyshime nëse veterani i sulmit do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” apo jo pas përfundimit të këtij sezoni, i cili në përgjithësi ishte dëshpërues për “Djajtë e Kuq”. Ditëve të fundit po spekulohet për një rikthim të mundshëm të Ronaldos në Real Madrid. Man Utd e zhvilloi ndeshjen e fundit sezonale në shtëpi dhe lojtarët u përshëndetën me publikun pas lojës. Klubi nga “Teatri i Ëndrrave” do të mbetet jashtë Top 4 dhe Championsit për sezonin tjetër. Trajneri i ri, Erik ten Hag pritet të bëjë ndryshime të mëdha në ekip dhe nuk dihet nëse Ronaldo bën pjesë në planet e tij apo jo. 

(Kosova Sot Online )