Juventusi e gjen zëvendësuesin e Dybalas

  • S.A /
  • 04 May 2022 - 16:21
Juventusi e gjen zëvendësuesin e Dybalas

Juventusi duket se e ka gjetur pasardhësin e Paulo Dybalas. Sulmuesi argjentinas do të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni pasi palët vendosën të ndahen sepse nuk e gjetën gjuhën e përbashkët për vazhdimin e kontratës. Derisa ish-futbollisti i Palermos po shkon drejt transferimit në Inter, “Zonja e Vjetër” duket se e ka gjetur zëvendësuesin e tij. Mediumi italian “Tuttosport” raporton se Juve ia ka vënë syrin futbollistit ofanziv të Chelseat, Christian Pulisic.E ardhmja e përfaqësuesit amerikan në “Stamford Bridge” është vënë në dyshim pas deklaratave të babait të tij, i cili tha se lojtari është i dëshpëruar për faktin se nuk ka vazhdimësi të lojës në Londër.

Pulisic megjithatë i ka shënuar disa gola të rëndësishëm për kampionin aktual të Evropës gjatë eksperiencës së tij tek “Blutë e Londrës”. Në listën e ngushtë të Juves ndërkohë është edhe futbollisti i Sassuolos, Giacomo Raspadori

(Kosova Sot Online )