15 herë Benzema, i paarritshëm këtë sezon në Champions

  • S.A /
  • 05 May 2022 - 11:36
15 herë Benzema, i paarritshëm këtë sezon në Champions

15 herë Benzema, i paarritshëm këtë sezon në Champions. Karim Benzema la gjurmë edhe mbrëmë në kualifikimin e Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi francez e realizoi golin e tretë dhe vendimtar të “Los Blancos” ndaj Manchester Cityt në kohën shtesë nga penalltia, të cilën e nxori vetë. Ish-futbollisti i Lyonit kështu e konfirmoi formën e jashtëzakonshme që po e kalon këtë sezon.

Me këtë rast, Benzema arriti në kuotën 15 golave këtë sezon në Champions, një shifër kjo e paarritshme.

Ai ndiqet nga Robert Lewandowski i Bayern Munichut, i cili tashmë është eliminuar nga kjo garë.

I vetmi që mbetet në këtë kompeticion është Mohamed Salah i Liverpoolit, i cili është shumë larg, i ka 8 gola.

Pra, Benzema do të shpallet golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Champions, ndërsa është favorit absolut për ta fituar edhe Topin e Artë, të parin në karrierë. 

Shënuesit më të mirë të Championsit

15 gola: Benzema (Real Madrid)

13 gola: Lewandowski (Bayern)

11 gola: Haller (Ajax)

8 gola: Salah (Liverpool)

7 gola: Mahrez (Manchester City)

(Kosova Sot Online )