Liverpool – Real Madrid, finalja e rekordeve

  • S.A /
  • 05 May 2022 - 11:39
Liverpool – Real Madrid, finalja e rekordeve

Liverpooli dhe Real Madridi do të përballen në finale të Ligës së Kampionëve për herë të tretë në histori të tyre.

Është një rekord absolut ky në histori të kësaj gare. Deri tash, të dy ekipet e kanë nga një fitore për kokë, 

“Reds” kishin triumfuar në Kupën e Kampionëve të vitit 1981 dhe për ironi të fatit, pikërisht në Paris, në qytetin ku do të zhvillohet finalja e vitit 2022, edhe pse në “Parkun e Princave”, e jo si tash në “Stade de France”.

Loja kishte përfunduar 1:0 me golin e Alan Kennedy. E histori tjetër ishte ajo e vitit 2018 në Kiev: në atë finale festuan “Los Blancos” pasi fituan 3:1 me dy protagonistë, Gareth Bale, autor i dy golave, e mbi të gjitha portieri Loris Karius, i cili i bëri dy gabime të pafalshme, të cilat iu kushtuan “Reds” me humbje në finale. Më poshtë mund t’i shihni finalet tjera që ekipet i kanë luajtur në mes vete më shumë se një herë. Real Madrid – Stade de Reims (1956 e 1959)

Benfica – Milan (1963 e 1990)

Ajax – Milan (1969 e 1995)

Ajax – Juventus (1973 e 1996)

Liverpool – Milan (2005 e 2007)

Barcellona – Manchester United (2009 e 2011)

Real Madrid – Atlético (2014 e 2016)

Real Madrid – Juventus (1998 e 2017)

(Kosova Sot Online )