Zbulohet shuma e ofertës zyrtare të Arsenalit për Gabriel Jesusin

  • S.A /
  • 12 May 2022 - 09:11
Zbulohet shuma e ofertës zyrtare të Arsenalit për Gabriel Jesusin

Arsenali është mjaft i interesuar për transferimin e Gabriel Jesusit.

Kalimi i Erling Haalandit në Manchester City i ka rritur mundësitë e largimit të sulmuesit brazilian nga “Etihad Stadium”.

Menaxheri i lojtarit dje konfirmoi se ka pasur bisedime me drejtuesit e “Gunners”, duke zbuluar tutje se lojtarit i pëlqen projekti i klubit londinez.

E sot, portali “Goal.com” raporton se “Topçinjtë” kanë bërë ofertë zyrtare për përfaqësuesin brazilian.

Arsenali në fakt i ofron 50 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.

Mbetet të shihet nëse kampioni aktual anglez do ta pranojë ofertën për 25 vjeçarin.

Thuhet se negociatat janë në fazë të avancuar dhe gjatë verës mund ta shohim Gabriel Jesusin duke u bërë bashkëlojtar me Granit Xhakën.

Arsenali ka nevojë për sulmues pas largimit të Pierre-Emerick Aubameyangut, e me gjasë edhe të Alexandre Lacazette gjatë verës që vjen.

(Kosova Sot Online )