Kjo është oferta që Reali ia ka bërë Viniciusit

  • S.A /
  • 14 maj 2022 - 09:40
Kjo është oferta që Reali ia ka bërë Viniciusit

Real Madridi ka filluar të bëjë hapa konkretë drejt “blindimit” të talentit të tyre, Vinicius Junior.

Anësori brazilian ka shkëlqyer këtë edicion me Real Madridin dhe “Los Blancos” duan të rinovojnë kontratën e tij.Sipas MARCA-s, Real Madridi i ka bërë ofertë për kontratë deri në vitin 2028.

Paga e propozuar nga Real Madridi për brazilianin është 10 milionë euro në vit.

Përveç kësaj, Real Madridi gjithashtu dëshiron ta rrisë klauzolën e tij të lirimit nga 350 milionë sa është momentalisht në 1 miliard.

(Kosova Sot Online )