Di Maria shumë afër kalimit te gjiganti italian

  • S.A /
  • 14 May 2022 - 10:54
Di Maria shumë afër kalimit te gjiganti italian

Di Maria shumë afër kalimit te gjiganti italian. Angel Di Maria me sa duket do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas Matte Moretto, argjentinasi mund të luajë në Serie A nga sezoni 2022/23.

Juventusi është ekipi i interesuar për shërbimet e ish-yllit të Real Madridit dhe Manchester Unitedit.

“Zonja e Vjetër” do ta humbë Paulo Dybalan dhe i duhet patjetër ta gjejë një zëvendësues.

Kontrata e Di Marias me Paris Saint-Germainin skadon në verën e këtij viti.

(Kosova Sot Online )