Tabela pas javës së parafundit në Superligën e Kosovës

  • A.P /
  • 15 May 2022 - 17:38
Tabela pas javës së parafundit në Superligën e Kosovës

Sot janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 35-të dhe të parafundit për këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni, Ballkani, pësoi humbje në udhëtim te Drenica me rezultatin 2:1.

Drita shënoi fitore në udhëtim, duke e mposhtur minimalisht 0:1 Prishtinën në “Fadil Vokrri”.

Dukagjini fitoi si vendas 3:2 ndaj Llapit, teksa Gjilani u mposht nga Malisheva 3:4.

Ndeshja tjetër mes Ulpianës dhe Feronikelit u mbyll me rezultatin 6:2 në të mirë të skuadrës nga Lipjani.

Tabela në Superligë pas javës së 35-të:

Image

(Kosova Sot Online)