Barcelona ia ofron tri skuadrave angleze transferimin e Sergino Dest

  • S.A /
  • 21 May 2022 - 11:57
Barcelona ia ofron tri skuadrave angleze transferimin e Sergino Dest

Sergino Dest pritet të jetë njëri nga futbollistët e parë që do të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës. Mbrojtësi i djathtë amerikan u transferua me shumë bujë në Camp Nou, por me ardhjen e trajnerit Xavi Hernandez hapësirat për të kanë qenë shumë të vogla. 21-vjeçari ka zhvilluar 31 ndeshje në të gjitha garat, ku ka bërë tre asistime, por që në shumicën nga to është inkuadruar nga banka rezervë.

Katalunasit synojnë që nga shitja e amerikanit të fitojnë rreth 20 milionë euro dhe tanimë po presin ofertën e duhur. Mediat angleze kanë raportuar se drejtuesit e Barcelonës e kanë ofruar mbrojtësin anësorë tek tri skuadrat angleze, Manchester United, Chelsea dhe Tottenham Hotspur. Të tri këto skuadra janë duke menduar nëse do të bëjnë ofertë për reprezentuesin amerikan ose jo.

Vlen të theksohet se interesim për Dest kanë shprehur edhe skuadra të tjera si Roma, Napoli dhe Bayern Munich. 

(Kosova Sot Online )