Oferta e Bayernit për Manen, zbulohen shifrat

  • S.A /
  • 30 May 2022 - 14:15
Oferta e Bayernit për Manen, zbulohen shifrat

Sadio Mane do të largohet nga Liverpooli. Sulmuesi senegalez, raporton mediumi britanik “Daily Mail”, ka vendosur ta mbyllë eksperiencën e tij në qytetin e Beatles pas gjashtë sezoneve me plot gëzime e suksese.

Për 30 vjeçarin janë hapur dyert e Bundesligës, ku e do Bayern Munichu.

Gjiganti bavarez madje duket se është i gatshëm ta përmbushë kërkesën e “Reds” për lojtarin.

Kampioni gjerman i ka bërë gati 41 milionë euro, të cilat janë të mjaftueshme për nënkampionin evropian.

Mane ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2023. 

(Kosova Sot Online )