Trajneri i Greqisë flet pas fitores ndaj Kosovës

  • S.A /
  • 13 June 2022 - 08:59
Trajneri i Greqisë flet pas fitores ndaj Kosovës

Selektori i Greqisë, Gustavo Poyet ndihet mjaft i lumtur me fitoren e radhës së ekipit të tij. Grekët fituan 2:0 ndaj Kosovës për ta vazhduar serinë perfekte në Grupin 2 të Ligës C.Ai beson se Greqia me këtë fitore e ka mbyllur çështjen e liderit në grup dhe mendon se grekët tash duhet të mendojnë për një tjetër nivel në Ligën e Kombeve.

“Ne jemi mjaft krenarë me lojtarët, jemi perfekt deri këtu, nuk mund të kërkojmë më shumë nga lojtarët. Ata e dhanë maksimumin edhe ndaj Kosovës, i shpenzuan të gjitha energjitë. Tash, kemi nevojë për pushim pas këtyre paraqitjeve. Katër fitore, asnjë gol i pësuar, lidhja me tifozët përsëri, stadiumi gati i mbushur. Ne po përmirësohemi, me fitore është e lehtë t’i bindësh lojtarët”, deklaroi trajneri uruguaian.

Greqia e mposhti Kosovën për herë të dytë brenda një jave, ndërsa i mundi ndërkohë edhe Qipron e Irlandën e Veriut për të prirë në grup me 12 pikë.

Por, ajo që ndodhi mbrëmë në tribuna e vendosi në plan të dytë rezultatin e kësaj ndeshjeje. 

(Kosova Sot Online )