Kjo është kërkesa e Dembeles për Chelsean

  • A.P /
  • 19 June 2022 - 11:09
Kjo është kërkesa e Dembeles për Chelsean

Në fund të qershorit, kontrata e Ousmane Dembeles me Barcelonën do të përfundojë dhe francezi do të jetë lojtar i lirë.

Të gjitha rrugët të çojnë në një dalje nga Camp Nou dhe Chelsea duket se është destinacioni i tij i ardhshëm.

Që kur u rikuperua nga lëndimi i tij këtë sezon, Dembélé ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm në planet e Xavi Hernández.

Sulmuesi francez ishte praktikisht i palëkundur në skemën e trajnerit të ri të katalonas, duke humbur vetëm pesë ndeshje që nga nëntori: tre për shkak të ‘ndëshkimit’ pas mospranimit të ofertës së rinovimit, një zëvendësim dhe një ndeshje jashtë për pozitiv me koronavirus.

Dembélé është ndjerë si një lojtar thelbësor në Barça këtë sezon, diçka që ai dëshiron ta përsërisë në çfarëdo destinacioni të tij të ardhshëm.

Në këtë kuptim, siç bën me dije ‘The Sun’, francezi është gati të nënshkruajë për Chelsean, por ai do të kërkojë të jetë lojtar titullar nën urdhrat e Thomas Tuchel.

(Kosova Sot Online)