Besart Krivanjeva i bashkohet Gjilanit

  • G.G /
  • 21 June 2022 - 12:45
Besart Krivanjeva i bashkohet Gjilanit

SC Gjilani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin, Besart Krivanjeva.

26-vjeçari me “Skifterat” ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare dhe me mundësi vazhdimi, shkruan Gazeta Express.

Krivanjeva është qendërmbrojtës. Ai së fundi u aktivizua te skuadra shqiptare, Egnatia.

Besart Krivanjeva më herë ka luajtur edhe te Shkupi e Metalurguti në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Besart Krivanjeva.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

26-vjeçari, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e skuadrës.

(Kosova Sot Online)