Lexoni edhe:
Shqipëria nuk ndryshon pozicion në renditjen e re të FIFA-s
Gjatë ditës së sotme është publikuar renditja e re e FIFA-s për kombëtaret e futbollit.
Brazili mbetet i pari në renditje, i ndjekur nga Belgjika në vendin e dytë.
Ndryshim pati në pozitën e tretë, të cilën tani e ka Argjentina, duke e kaluar Francën, që renditet në vendin e katërt.
Shqipëria nuk ndryshon pozicion në renditjen e re të FIFA-sLexoni edhe:
Në të pestin gjendet Anglia, kurse Spanja e ka kaluar Italinë dhe renditet e gjashta, kurse “Azzuri” në vendin e shtatë.
Holanda ka kaluar në vendin e tetë, kurse Portugalia ka rënë në të nëntin.
Top-10shen e përmbyll Danimarka, kurse Gjermania është ngritur pak dhe renditet e 11-ta. Kujtojmë se Kosova ka shënuar ngritje për një pozitë dhe renditet në vendin e 106-të, kurse Shqipëria ka mbetur e 66-ta.
(Kosova Sot Online )