Gjiganti anglez po e shikon mundësinë e transferimit të Dembeles

  • S.A /
  • 28 June 2022 - 10:36
Gjiganti anglez po e shikon mundësinë e transferimit të Dembeles

Ousmane Dembele nuk po arrin assesi të merret vesh me Barcelonën për vazhdimin e kontratës, e cila do t’i skadojë këtë muaj. E në ndërkohë, përfaqësuesi francez është mjaft i kërkuar nga klubet më të rëndësishme të futbollit evropian. Sipas mediumit spanjoll “Sport”, klubi më i interesuar i orëve të fundit për futbollistin ofanziv është Liverpooli. “Reds” duan të përfitojnë nga rasti për faktin që lojtari është i lirë dhe janë duke e përgatitur një rrogë të majme për ta bindur atë që të zbarkojë në “Anfield Road”.

Ndërkohë, interesim për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit kanë shfaqur edhe klubet tjera të njohura evropiane si Bayern Munch, Chelsea e Paris Saint-Germain. Mbetet të shihet nëse Dembele do ta gjejë gjuhën e përbashkët me klubin katalunas në ditët në vazhdim apo do të vendosë përfundimisht të largohet nga “Camp Nou”. Gjatë pesë vjetëve të eksperiencës në Barcelonë, atë e kanë përshkuar lëndimet dhe forma e zbehtë, të cilën e riktheu vetëm këtë vit. 

(Kosova Sot Online )