Gabriel Jesus mbërrin në Londër, sot do të bëhet lojtar i Arsenalit

  • G.G /
  • 28 June 2022 - 13:33
Gabriel Jesus mbërrin në Londër, sot do të bëhet lojtar i Arsenalit

Gabriel Jesus shumë shpejt do të bëhet lojtar i ri i Arsenalit.

Sulmuesi brazilian ka mbërri sot në Londër, siç njofton mediumi britanik “The Sun”.

Gjatë ditës, futbollisti i deritashëm i Manchester Cityt fillimisht do t’i kryejë vizitat mjekësore.

E më pas, shton mediumi anglez, 25 vjeçari do ta nënshkruajë kontratën me klubin e ri.

Jesus do të lidhet me Arsenalin me një marrëveshje afatgjate dhe pritet ta japë kontributin e tij në “Emirates Stadium”.

City vendosi të heq dorë nga përfaqësuesi brazilian pasi e transferoi Erling Haalandin.

Jesus nuk shfaqi formë të mirë kohëve të fundit dhe kjo ka bërë që trajneri Pep Guardiola të dorëzohet dhe ta lë atë të largohet nga kampioni aktual anglez. 

(Kosova Sot Online)