Këta janë sportistët kosovarë që garojnë sot në Lojërat Mesdhetare

  • A.P /
  • 03 July 2022 - 09:14
Këta janë sportistët kosovarë që garojnë sot në Lojërat Mesdhetare

Sportistët kosovarë do ta vazhdojnë edhe sot në ditën e tetë garimin e tyre në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Taekwondisti Arbër Azemi do të garojë paraditen e sotme në kategorinë deri në 68 kilogramë.

Ai nis garën rreth orës 11 me kohën tonë lokale.

Në anën tjetërm Alaudin Suma në hedhje të diskut dhe Gresa Bakraçi në vrapim 1500 metra garojnë sonte në orët e mbrëmjes.

Kujtojmë se Kosova deri tani i ka fituar gjashtë medalje nga Lojërat Mesdhetare, pesë prej tyre nga xhudo dhe një nga boksi.

(Kosova Sot Online)