Sterling sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Chelsea

  • A.P /
  • 10 July 2022 - 17:50
Sterling sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Chelsea

Chelsea po shkon drejt kompletimit të transferimit së Raheem Sterlingut.

Pas marrëveshjes së arritur me lojtarin, klubi nga Londra së fundi arriti marrëveshje edhe me Manchester Cityn për tarifën e transferimit.

Chelsea do të paguajë 45 milionë funte, plus 10 milionë tjera shtesa.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se Sterling sot do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te “Blutë”.

Pas testeve mjekësore, që pritet të kryhen pas disa orëve, anglezi mund të zyrtarizohet pastaj te londinezët.

Sterling me Chelsean do të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

(Kosova Sot Online)