Broja rikthehet në Angli pas lëndimit, ky klub afër transferimit të tij

  • S.A /
  • 18 July 2022 - 11:15
Broja rikthehet në Angli pas lëndimit, ky klub afër transferimit të tij

Lëndimi që e pësoi në stërvitje ia pamundësoi Armando Brojës të vazhdojë përgatitjet parasezonale me Chelsean. Kështu, sulmuesi shqiptar është rikthyer në Angli për t’u rikuperuar sa më parë. Ndërkohë, ai do të ketë kohë të vendos edhe për të ardhmen e tij.

West Ham është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Brojën në kushtet personale, ndërsa negociatat po vazhdojnë me Chelsean. Ka shumë klube të interesuara për qendërsulmuesin shqiptar.

(Kosova Sot Online )