Futbollisti i Chelseat e gjuan njërën prej penalltive më të dobëta në histori

  • S.A /
  • 21 July 2022 - 08:55
Futbollisti i Chelseat e gjuan njërën prej penalltive më të dobëta në histori

Conor Gallagher do të mbahet në mend gjatë në futboll.

Jo për kualitetin e tij, por për ekzekutimin e njërës prej penalltive më të dobëta në histori të këtij sporti.

“Blues” u mposhtën përmes penalltive nga klubi i Major League Soccer, Charlotte FC.

Christian Pulisic ia dha avantazhin ekipit evropian në minutën e 30-të në “Venue Bank of America Stadium” në Karolinën e Veriut.

Por, Charlotte FC, që është themeluar vetëm në dhjetor të vitit 2019, e barazoi rezultatin përmes Daniel Rios pasi paraprakisht Trevoh Chalobah e preku topin pa dashje me dorë.

Portieri Mendy ishte i paaftë ta priste ndonjërin prej pesë penalltive të Charlottet, ndërsa klubi amerikan e siguroi fitoren më të madhe në historinë e shkurtë të tij.

Kai Havertz, Ben Chilëell e Raheem Sterling shënuan nga pika e bardhë për Chelsean, por Gallagher e pati një natë të errët me gjuajtjen e tij të plogësht në mes të portës, të cilën e priti pa problem portieri i ekipit amerikan.

 https://twitter.com/Football__Tweet

(Kosova Sot Online )