Arsenali e huazon Tavaresin te skuadra e njohur franceze

  • S.A /
  • 29 July 2022 - 09:34
Arsenali e huazon Tavaresin te skuadra e njohur franceze

Marseille ka kompletuar marrëveshjen për huazimin e Nuno Tavaresit nga Arsenali. Mbrojtësi portugez do t’u nënshtrohet testeve mjekësore këtë të premte te klubi francez.

Pas testeve mjekësore, Tavares do të nënshkruajë edhe zyrtarisht me Marseillen.

Sipas marrëveshjes mes klubeve, 22-vjeçari do të jetë i huazuar te skuadra nga Ligue 1 vetëm për sezonin e ri – 2022/23.

Në marrëveshjen për huazimin e tij nuk është përfshirë opsioni i blerjes, që nënkupton se mbrojtësi i krahut të majtë do të kthehet te Arsenali pas përfundimit të sezonit.

Ndërkohë, Marseille do ta mbulojë tërë pagën e Nuno Taveresit.

(Kosova Sot Online )