Pogba e zgjedh terapinë para operimit

  • S.A /
  • 03 August 2022 - 11:11
Pogba e zgjedh terapinë para operimit

Paul Pogba nuk do të operohet, siç ishte planifikuar më parë. Mesfushori francez ka vendosur që ta ndjek një terapi konservatore më përpara sesa t’i hyjë “briskut”. Ish-futbollisti i Manchester Unitedit ka probleme me miniskus, por që nuk dëshiron të operohet pasi do të mbetej jashtë fushës së blertë për disa muaj.

Pas konsultave që i pati në Lyon, Pogba është rikthyer në Torino, ku do ta nisë punën për ta marrë veten pas një problemi që iu shfaq në fazën përgatitore me “Bianconeri”, shkruajnë mediat italiane.

Tash, kampionin e botës me Francën e pret një periudhë prej 5 javësh të programit konservues.

Atij do t’i shkojnë 3 javë në palestër-terapi-pishinë dhe 2 javë të ushtrimeve individuale në fushë para se t’i bashkohet ekipit në stërvitje.

Pogba mund të rikthehet gjatë pushimit të klubeve për shkak të angazhimeve të Kombëtareve.

Synim i tij është që të luajë në Ligën e Kampionëve dhe ta fitojë atë me Juven.

Po ashtu, mesfushori kreativ synon të shpallet edhe kampion i Italisë. 

(Kosova Sot Online )