Barcelona dhe Chelsea shumë afër marrëveshjes për Alonson

  • S.A /
  • 05 August 2022 - 11:20
Barcelona dhe Chelsea shumë afër marrëveshjes për Alonson

Barcelona raportohet se është shumë afër transferimit të Marcos Alonsos nga Chelsea. Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, bisedimet mes klubeve po përparojnë mirë dhe një marrëveshje tashmë është afër. Klubi anglez është i hapur për largimin e Alonsos, pasi ka siguruar shërbimet e Marc Cucurellas. Palët tashmë janë duke pritur edhe dritën jeshile nga trajneri Thomas Tuchel, me Alonson që në ditët në vijim pritet t’i bashkohet katalunasve.

Detajet tjera do të zbulohen më vonë. Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe marrëveshja finalizohet, 31-vjeçari do të behet futbollisti i dytë që kalon nga Chelsea te Barcelona.

Barça këtë afat kalimtar nënshkroi edhe me Andreas Christensen. 

(Kosova Sot Online )