Serbët e provokojnë Zhegrovën dhe shqiptarët, e shpalosin hartën e Kosovës me flamur serb në të

  • S.A /
  • 09 August 2022 - 11:56
Serbët e provokojnë Zhegrovën dhe shqiptarët, e shpalosin hartën e Kosovës me flamur serb në të

Serbët vazhdojnë të bëjnë propaganda me slogane dhe pankarta të ndryshme në sport. Disa tifozë serbë u shfaqën së fundmi edhe në Francë, ku e shpalosën një flamur me hartë të Kosovës, por me ngjyra të flamurit serb.”Gjithashtu, në të shkruante “Nuk ka dorëzim”, duke e vazhduar ëndrrën e tyre se Kosova është pjesë e tyre.

Me këtë rast, tifozët serbë të Auxerre e provokuan Edon Zhegrovën pasi ky ekip u përball pikërisht me Lillen, aty ku paraqitet përfaqësuesi kosovar. Zhegrova u inkuadrua në lojë në fund të ndeshjes, ndërsa nuk ra pre e këtyre provokimeve të serbëve.

(Kosova Sot Online )