Shokohet Liverpooli, zbulohet periudha se sa do të mungojë Thiago

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 15:39
Shokohet Liverpooli, zbulohet periudha se sa do të mungojë Thiago

Lajme të këqija për Liverpoolin dhe për Jurgen Kloppin.

Mediumi britanik “The Athletic” raporton se Thiago Alcantara do të mungojë deri në gjashtë javë pas lëndimit që e pësoi në gju gjatë ndeshjes hapëse të sezonit të ri në Premierligë, ku “Reds” u përballën me Fulhamin.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Bayern Munichut doli nga fusha duke çaluar në fillim të pjesës së dytë, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, tash Të Kuqtë do ta zhvillojnë së paku një muaj e gjysmë pa përfaqësuesin spanjoll.

Thiago është bërë lojtar i rëndësishëm në “Anfield Road” që kur iu bashkua gjigantit anglez nga Bayerni.

Tash, trajneri Klopp duhet t’i shikojë alternativat pasi nuk ka shumë mesfushorë kualitativë në dispozicion. 

(Kosova Sot Online)