Si i shpenzoi Chelsea mbi 800 milionë funte për transferime: Nga Torres te Lukaku, Havertz e Sterling

  • S.A /
  • 09 August 2022 - 16:22
Si i shpenzoi Chelsea mbi 800 milionë funte për transferime: Nga Torres te Lukaku, Havertz e Sterling

Suksesi i madh i Chelseat në rreth 20 vitet e fundit mund t’i atribuohet pjesërisht edhe shumës së konsiderueshme të parave që ata kanë shpenzuar në afatet kalimtare. Blutë nuk kanë pasur problem për të harxhuar para për lojtarë të talentuar, veçanërisht pasi Roman Abramovich mori kontrollin e klubit në vitin 2003.

Sa i përket blerjeve, ka pasur edhe dështime të dukshme, por shumë nënshkrime kanë luajtën rol kyç në një epokë të suksesshme për klubin që fitoi pesë trofe në Ligën Premier, dy në Ligës së Kampionëve dhe pesë FA Cup. Abramovich është larguar, por pronarët e rinj të Chelseat, një konsorcium i kryesuar nga Todd Boehly, kanë treguar tashmë gatishmërinë e tyre për të vazhduar me shpenzimet e mëdha. I pari i epokës së tyre është Raheem Sterling, i cili u soll nga Manchester City për të forcuar sulmin e tyre në një marrëveshje me vlerë rreth 50 milionë funte (60 milionë euro). GOAL sjell 15 blerjet më të shtrenjta në historinë e Bluve, por pasi janë bërë në kohë të ndryshime, çmimin do ta sjellim vetëm në funte.

15 Tiemoue Bakayoko | 36 milionë funte | Monaco | 2017

14 Hakim Ziyech | 36 milionë funte | Ajax | 2020

13 Andriy Shevchenko | 39.5 milionë funte | AC Milan | 2006

12 Mateo Kovacic | 40.5 milionë funte | Real Madrid | 2019

11 Ben Chilwell | 45.2 milionë funte | Leicester City | 2020

10 Timo Werner | 47.7 milionë funte | RB Leipzig | 2020

9 Raheem Sterling | 50.6 milionë funte | Manchester City | 2022

8 Jorginho | 51.3 milionë funte | Napoli | 2018

7 Fernando Torres | 52.7 milionë funte | Liverpool |2011

6 Christian Pulisic | 57.6 milionë funte | Borussia Dortmund | 2019

5 Marc Cucurella | 58.8 milionë funte | Brighton | 2022

4 Alvaro Morata | 59.4 milionë funte | Real Madrid | 2017

3 Kepa Arrizabalaga | 72 milionë funte | Athletic Bilbao| 2018

2 Kai Havertz | 72 milionë funte | Bayer Leverkusen | 2020

1 Romelu Lukaku | 101.7 milionë funte | Inter | 2021

(Kosova Sot Online )