Një 'hamshor i vërtetë': Mendy ka pasur marrëdhënie me 10 mijë gra

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 18:22
Një 'hamshor i vërtetë': Mendy ka pasur marrëdhënie me 10 mijë gra

Benjamin Mendy, i cili akuzohet për tetë raste dhunimi, një sulm seksual dhe një përpjekje për dhunim, e ka thënë këtë gjatë gjykimit të tij në Angli

Ka vazhduar edhe sot në gjykatën Chester Crown Court në Angli gjykimi kundër lojtarit të Manchester City, Banjamin Mendy, i cili akuzohet për tetë raste dhunimi, një sulm seksual dhe një tentim për dhunim që kanë ndodhur gjatë viteve 2018 deri më 2021.

Një nga shtatë gratë e ka akuzuar Mendyn për dhunim dhe i ka thënë jurisë së përbërë tetë burra dhe gjashtë gra që futbollisti mburrej se kishte pasur marrëdhënie seksuale me 10 000 gra, derisa këtë ia ka thënë gjatë kohës sa e ka dhunuar atë tri herë duke e lënë në fund të gjakosur.

“Nëse nuk i tregon askujt asgjë, mund të vish këtu çdo natë”, i kishte thënë Mendy kësaj gruaje.

“Oh, ju jeni shumë e turpshme”, ka cituar ajo t’i këtë thënë Mendys.

“…dhe unë i thashë ‘jo, nuk jam e turpshme. Vetëm nuk dua që të bëjë seks me ty’. Ai tha: ‘Në rregull. Kam bërë seks me 10 000 gra. Është në rregull’”.

Gruaja 20 vjeçare e akuzon Mendyn që e ka mbyllur atë në një dhomë paniku dhe e ka dhunuar tri herë, ku i ka thënë jurisë se ajo kishte shkuar në shtëpinë e Mendysë në tetor 2020, pasi e kishte takuar futbollistin në Alderley Edge.

Gruaja thotë së Mendy e ka dhunuar atë tri herë dhe se kishte përjetuar një sulm seksual nga ai, pavarësisht së vazhdimisht i kishte thënë atij se nuk dëshironte seks më të, e që tërë kjo zgjati 15 minuta.

“Më është dukur si dita më e gjatë e jetës sime”, tha ajo.

“Më e vështira është dhe që me mërzit shumë është se disa herë thashë jo. Trupi i imë ishte kaq i tensionuar. Ishte kjo dhimbje e tmerrshme që ndieja.

Ajo po ashtu shpjegoi që Mendy ia mori telefonin mobilë, e mbylli atë në një dhomë paniku të futbollistit që ishte në villen e tij dhe i kërkoi asaj të zhvishet.

“Dëgjo, e dua telefonin tim, nuk e di së çfarë jeni duke menduar? Nuk dua të bëjë seks me ty”, i tha ajo Mendysë.

“Dera është e mbyllur, ashtu kështu”, ishte përgjigja e futbollistit të Manchester City.

Cili mund të jetë dënimi për Mendy?

Dënimi që mund të përballet Benjamin Mendy varion nga pesë deri në 20 vite burg, por ai mund të përballët edhe me dënim të përjetshëm.

Në maj 2022, Mendy u shfajësua nga nëntë akuza për dhunime seksuale kundër tij. Por, ai ende ka akuza të tjera, te të njëjtit aspekt,  për të cilët ai duhet të gjykohet.


(Kosova Sot Online)