Usyk nuk zgjedh fjalë për ta ulur Putinin

  • S.A /
  • 22 August 2022 - 15:38
Usyk nuk zgjedh fjalë për ta ulur Putinin

Oleksandr Usyk e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin ‘të dobët’ pas fitores së tij ndaj Anthony Joshuas .

Ukrainasi ia kushtoi fitoren vendit të tij dhe i kërkoi botës që të hapte sytë ndaj tmerreve që po ndodhnin nga duart e pushtuesit rus. Duke folur pas fitores së tij me pikë ndaj Joshuas, ai tha për Putinin: “Gjithçka që ai tregon është vetëm për të treguar se është i fortë, por nuk është. Ndryshe nuk do të tregonte sa i fortë, sa i madh është.

Në realitet, ai është shumë i dobët”.Usyk, i cili ruajti rripat e titullit botëror me fitoren e tij në Jeddah, la të kuptohej se fitorja ishte vendimtare për vendin e tij dhe duke siguruar që bota të mbetet e vetëdijshme për atë që po ndodh në të gjithë vendin.

“Kjo luftë ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tim, ekipin tim dhe për mua. Kam boksuar për të gjithë vendin dhe gjysmën e botës”, shtoi Usyk. “Vazhdova t’i thosha vetes ‘nuk mund të ndalojë, nuk mund të ndalojë, nuk mund të ndalojë’. Disa gjëra të mëdha ishin në rrezik. Dhe falë Zotit që rripat po kthehen në Ukrainë, fitorja është për ne dhe Ukraina fitoi”.

“Tani e gjithë bota e di se Ukraina po mbrohet nga ushtria e dytë më e madhe në botë. Dhe ne qëndrojmë të fortë dhe i japim Rusisë atë që e meriton”. “Dua të them se disa njerëz në botë po nënvlerësojnë atë që po ndodh në Ukrainë – ju lutemi hapni sytë dhe shikoni se çfarë po ndodh. Ukrainasit nuk dorëzohen kurrë, ne gjithmonë shkojmë deri në fund. Ne gjithmonë fitojmë në fund, na duhet vetëm pak kohë”, ka shtuar ai.

Me Tyson Fury që ka njoftuar se do të dalë nga pensionimi për të luftuar fituesin e meçit të së shtunës mbrëma, Usyk hapi derën për një rikthim të mundshëm në dhjetor në Lindjen e Mesme.

(Kosova Sot Online )