Tifozët e Ballkanit mund të udhëtojnë vetëm në një shtet për ta përkrahur klubin në Ligën e Konferencës

  • 26 August 2022 - 15:32
Tifozët e Ballkanit mund të udhëtojnë vetëm në një shtet për ta përkrahur klubin në Ligën e Konferencës

Në Stamboll të Turqisë është tërhequr shorti për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani i ka mësuar kundërshtarët në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës do të jetë në grup me Slavia Praha, Cluj dhe Sivasspor.

Vetëm në ndeshjen ndaj Sivasspor të Turqisë, tifozët e Ballkanit do të mund të udhëtojnë për ta përkrahur klubin.

Kjo pasi që për të udhëtuar për në Çeki dhe Rumani tifozëve kosovarë u nevojiten vizat.

(Kosova Sot Online )