Newcastle thyen rekordin e klubit, transferon Isak për 70 milionë euro

  • E.K /
  • 26 August 2022 - 19:32
Newcastle thyen rekordin e klubit, transferon Isak për 70 milionë euro

Newcastle e ka kompletuar transferimin e Alexander Isak nga Real Sociedadi për një shifër rekord të klubit 59 milionë funte, afërsisht 70 milionë euro.

22 vjeçari suedez ju bashkua Magpies për një kontratë afatgjate. Ai pritet që të jetë qendër e sulmit të tyre, pasi që shënoi 44 gola në 132 paraqitje në La Liga.

Isak luajti në Spanjë në tri vitet e fundit, përderisa pati edhe 37 paraqitje për vendin e tij dhe pritet që ta mbajë fanellën me numër 14 në St James Park – e cila më parë është mbajtur nga legjenda si David Ginola, Temur Ketsbaia dhe Charles N’Zogbia.

“Jam i kënaqur që kjo marrëveshje u krye. Ishte një vendim i madh, i madh për mua, një vendim për të cilin jam i lumtur që e mora”, tha Isak për faqen zyrtare të klubit.

“Është një klub i madh dhe historik për të cilin të gjithë duan të luajnë, me tifozë të mahnitshëm. Ata janë edhe arsyeja pse erdha këtu – po ashtu edhe projekti i klubit të cilit unë i besoj. Ju gjithmonë dëshironi të shkoni në një skuadër dhe të dini si ata luajnë. Mendoj së Newcastle luajnë futboll atraktivë dhe unë dëshiroja që të jem pjesë e kësaj skuadre.

Isak shënoi nëntë gola në 37 ndeshje për Suedinë dhe u bë golashënuesi më i ri në historinë e vendit të tij duke debutuar për Kombëtare në një ndeshje miqësore kundër Sllovakisë me vetëm 17 vjet në vitin 2017.

Eddie Howe mund t’ia jap mundësinë e debutimit Isakut që në udhëtimin e Newcastle në Wolves këtë të diele, por nëse kjo ndeshje është shumë e shpejt për të, sulmuesi mund të luajë kundër Liverpool më 31 gusht. 

(Kosova Sot Online)