Klubi i njohur evropian, i vendosur për ta transferuar Januzajn

  • S.A /
  • 30 August 2022 - 11:01
Klubi i njohur evropian, i vendosur për ta transferuar Januzajn

Adnan Januzaj ka mbetur pa klub që kur u nda nga Real Sociedadi në fund të sezonit të kaluar.

Mesfushori kosovar është lojtar i lirë që nga 1 korriku, por nga ajo kohë nuk ka gjetur angazhim, edhe pse u spekulua për një rikthim të tij të mundshëm në Premierligë dhe për një transferim eventual në Serie A.

Megjithatë, përfaqësuesi belg mund të vazhdojë të luajë në kampionatin spanjoll. 27 vjeçari ka përfunduar në radar të Sevillas. Për këtë siguron gazetari sportiv italian Fabrizio Romano.

Thuhet se klubi e ka bindur lojtarin dhe se marrëveshja është arritur sot.

Januzaj do të vazhdonte me kënaqësi të luajë në La Ligan spanjolle, të cilën tashmë e njeh mjaft mirë.

Ai ka qenë titullar i padiskutueshëm i Sociedadit në sezonet e fundit, por në fund nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me klubin për ta vazhduar bashkëpunimin. 

(Kosova Sot Online )