Carlos Alcarez bën mrekulli në finale, spanjolli fiton për herë të parë US Open

  • S.A /
  • 12 September 2022 - 09:38
Carlos Alcarez bën mrekulli në finale, spanjolli fiton për herë të parë US Open

Ka përfunduar Grand Slami i famshëm amerikan US Open, ku pas finales së femrave është mësuar edhe fituesi në finalen e meshkujve. Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz ka arritur të bëj mrekulli duke fituar për herë të parë këtë Grand Slam.19-vjeçari e mposhti në finalen e madhe norvegjezin Casper Ruud me rezultat 3-1 në një ndeshje që zgjati tre orë e 20 minuta.

Alcaraz triumfoi 3:1 në sete 6:4, 2:6, 7:6 dhe 6:3 për ta fituar titullin e parë në këtë Grand Slam.“Është çmenduri për mua. Nuk e kam menduar kurrë se do të arrija diçka të tillë në moshën 19-vjeçare”, tha Alcaraz.

“Pra, gjithçka ka ardhur kaq shpejt. Për mua është e pabesueshme. Është diçka që e ëndërroja që kur kam qenë fëmijë, që kur kam filluar të luaj tenis”, deklaroi talenti spanjoll. 

(Kosova Sot Online )