Bonucci nuk e njeh Toneyn që u ftua për herë të parë në ekipin e Anglisë, e quan “i riu”

  • g.g /
  • 23 September 2022 - 14:45
Bonucci nuk e njeh Toneyn që u ftua për herë të parë në ekipin e Anglisë, e quan “i riu”

Leonardo Bonucci nuk e di emrin e futbollistit të ri të Anglisë, Ivan Toney dhe e quajti atë si “i riu” në një konferencë të fundit për shtyp.

Italia pret Anglinë në San Siro të Milanos në një përsëritje të finales së Euro 2020 të premten mbrëma. Këtë herë është ndeshja e parafundit në grup në UEFA Nations League.

Ka një fytyrë të re në skuadrën me 28 lojtarë të Anglisë pasi Gareth Southgate zgjodhi të thërriste sulmuesin e Brentfordit, Toney pas një fillimi të mirë të sezonit.

Toney, i cili ka luajtur në të katër divizionet në Angli, ka shënuar pesë gola në Premier League këtë sezon, me vetëm Erling Haaland, Harry Kane dhe Aleksandar Mitrovic që kanë shënuar më shumë.

Por duket sikur kapiteni i Italisë Bonucci nuk është i njohur me Toney.

Ai foli për aftësinë e kapitenit Harry Kane dhe më pas pranoi se kishte parë video të Toney “shumë të talentuar” – edhe nëse nuk ia përmendte emrin.

“Me Kane kemi luajtur shumë ndeshje kundër njëri-tjetrit”, citohet të ketë thënë Bonucci, sipas One Football.

“Besoj se ai është një sulmues i madh dhe ndër më të mirët në botë. Po i riu? Do ta shohim. Kam parë disa video për të këto ditët e fundit dhe është shumë i talentuar”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)