Tifozët çmenden pas Messit, tre prej tyre u futën në fushë për të

  • S.A /
  • 28 September 2022 - 10:19
Tifozët çmenden pas Messit, tre prej tyre u futën në fushë për të

Lionel Messi i shënoi dy gola dhe dy herë ishte “objektiv” i tifozëve të cilët u futën në fushën e blertë për të bërë fotografi me të, në ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Xhamajkës, që u luajt në “Red Bull Arena” në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një tifoz vrapoi drejt fushës në minutën e 65-të kur futbollisti i Paris Saint-Germainit u fut në lojë, ndërsa u ndal nga sigurimi i stadiumit kur iu afrua shtatë herë fituesit të Topit të Artë. Tifozi u mundua të bënte fotografi ose video edhe kur ishte i shtrirë në tokë, i mbuluar nga sigurimi.

Një tjetër tifoz përfundoi në fushë kur Messi e shënoi golin e parë dhe edhe në këtë rast reagoi sigurimi. Messi në këtë rast po mundohej të jepte nënshkrim në shpinën e tifozit, kur intervenoi sigurimi. Edhe një tifoz tjetër hyri në fushë për t’u takuar nga afër me Leon. Tifozët e duartrokitën gatë Messin kur ai po ngrohej para se të hynte në lojë në minutën e 54-t. Pjesa më e madhe e stadiumit, i cili i zë 25 mijë shikues, ishin të fokusuar për ta shikuar Messin, i cili u ndie si të ishte në shtëpi. 

(Kosova Sot Online )