Babai i Erling Haaland zbulon se Real Madrid ishte zgjedhja e tretë e djalit të tij

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 21:18
Babai i Erling Haaland zbulon se Real Madrid ishte zgjedhja e tretë e djalit të tij

Babai i Haaland ka zbuluar arsyet e vendimit të djalit të tij për t’iu bashkuar Manchester Cityt, ndërsa shtoi se Real Madrid ishte i treti në listë.

Lajmi vjen nga dokumentari ‘Haaland: The Big Decision’, ndërsa shpjegon procesin pas vendimit të norvegjezit për t’iu bashkuar gjigantëve anglezë nga Borussia Dortmund

The Times ka publikuar deklaratën e bërë nga Alfie Haaland, i cili mund të shihet duke folur për opsionet e ndryshme të lojës në dispozicion të djalit të tij.

“Në listën tonë, mendoj se City është skuadra më e mirë. Bajerni i Mynihut është numri dy. Ne kemi Real Madridin si numrin tre, Paris Saint-Germainin numrin katër. Ne kemi edhe disa skuadra angleze përveç Cityt që janë mjaft të mira. Liverpool dhe Chelsea. Gjithashtu, është Barcelona. Ata janë në të njëjtin rresht”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)